Hekuran Murati del me propozim pak para seancës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hekuran Murati del me propozim pak para seancës

    Insajderi
    19 April 2025 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të mbahet vazhdimi i tretë i seancës konstituive, shkruan Insajderi.

    Ish-ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një propozim për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja.

    Sipas Muratit, duhet të arrihet një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt.

    “Në rivotim çështja hidhet vetëm nëse herën e parë nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, siç ka qenë rasti në vitin 2014, me vetëm 44 deputetë që kanë marrë pjesë në votim herën e parë.

    Pas këtij vendimi katastrofal të opozitës, vendimmarrja në Kuvend gjendet e bllokuar para një muri të pakapërcyeshëm. Deputetët s’mund të japin betimin, sepse kanë refuzuar verifikimin e mandateve të veta”, shkroi Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark