Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë përgatitur formularin për ata prindër që vullnetarisht nuk duan t’i marrin 100 euro për fëmijë.
Murati madje është tallur me taksat e qytetarëve duke thënë “Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë “.
Tutje ai është shprehur se shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.
Por që sipas tij ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë.
“Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:”, shkroi ai duke publikuar këtë formular.