×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Helmim masiv nga ushqimi në restorantet McDonald’s, një i vdekur dhe rreth 50 persona në spital

    Insajderi
    23 October 2024 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën një person ka vdekur dhe rreth pesëdhjetë janë helmuar me Escherichia coli në restorantet e McDonald’s në dhjetë shtete të SHBA-së, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton CNN.

    Një fëmijë me sindromën uremike hemolitike, një komplikacion i rëndë mjekësor që mund të zhvillohet nga një infeksion me bakterin Escherichia coli, është në mesin e dhjetë personave që u mbajtën për trajtim në spital.

    Shumica e të helmuarve janë në Kolorado dhe Nebraska.

    Hetimi për rastin është në vijim, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se burimi i helmimit ka qenë qepa e prerë në feta që e përdorën për hamburger.

    McDonald’s ka ndaluar përdorimin e qepëve si dhe shitjen e hamburgerëve në disa shtete, ndërkohë që hetimi vazhdon.

    Në një deklaratë, McDonald’s deklaroi se rezultatet e hetimit për shkakun e helmimit tregojnë se shkak ishin qepët që ishin blerë nga një prodhues që furnizonte tre qendra shpërndarjeje./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark