Helmimi dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës në Sllatinë të Tetovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Helmimi dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës në Sllatinë të Tetovës

    Insajderi
    09 October 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast tragjik ka ndodhur të marten në fshatin Sllatinë të Tetovës.

    Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

    Lidhur me rastin Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

    Organi i akuzës thekson se e ëma dhe e bija nuk kishin shenja të dhunës, shkruan KlanMacedonia.

    Sipas të gjitha gjasave shkak i vdekjes është helmimi.

    “Nga trupat e pajetë të viktimave janë marrë mostra për analiza plotësuese toksikologjike me qëllim të konstatimit të shkakut të helmimit. Tek trupat e pajetë nuk janë gjetur gjurma të dhunës. Gjithashtu me urdhër të Prokurorit Publik do të merren edhe mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët tjerë të familjes – babait dhe një fëmiu tjetër, për të kontrolluar prezencën eventuale të toksinave”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike të Tetovës dhe Ministrisë së Brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark