Helmimi i 140 personave në Malishevë, prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Helmimi i 140 personave në Malishevë, prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit

    Insajderi
    14 October 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për helmimin e 140 personave në Malishevë.

    Në njoftim thuhet se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj të pandehurit K.Sh., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    I njëjti gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

    “Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri K.SH, ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark