Hëna, e ashtuquajtura satelite e Tokës, mund të jetë njëra nga më shumë se 100 planetët të cilët do ti shtohen sistemit diellor, sipas një shkencëtari të NASA-s.
Titani dhe Enkeladusi, të cilët rrotullohen rreth Saturnit, pastaj Europa dhe Ganimedi, të cilët rrotullohen rreth Jupiterit, e po ashtu edhe hëna, që të gjitha kanë karakteristikat e një planeti.
Definicioni i ri për planetët përmban një ndryshim sipas të cilit botët nuk kanë nevojë të rrotullohen vetëm rreth diellit për tu cilësuar si planet, ka shkruar Alan Stern, hulumtues i NASA-s.
Nëse propozimet pranohen nga Bashkimi Internacional Astronomik (IAU), sistemit të tanishëm me tetë planetë do ti shtohen edhe më shumë se 100 të tillë.
Kjo e re vjen në kohën kur astronomët kanë zbuluar më shumë se 100 planete të tjera të afërta, përfshirë edhe një që mendohet të jetë një “super-Tokë”, pra planet tek i cili ka jetë. /Insajderi.com