Hëngën banane në mënyrë “provokative”, refugjatët sirianë përballen me kërcënimin e dëbimit nga Turqia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hëngën banane në mënyrë “provokative”, refugjatët sirianë përballen me kërcënimin e dëbimit nga Turqia

    Insajderi
    01 November 2021 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Refugjatët sirianë përballen me kërcënimin e dëbimit pasi autoritetet turke arrestuan 11 prej tyre, me akuzën se kishin ngrënë banane në mënyrë “provokative” në postimet në mediat sociale.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë së Stambollit mori masa ndaj 31 të dyshuarve në total në rastin e bananeve, duke arrestuar 11, sipas mediave turke.

    Rasti i bananeve filloi kur një video u postua në mediat sociale në të cilën një turk në Stamboll ankohej se “nuk mund të përballonte të blinte banane”, ndërsa sirianët mund të përballonin “konsumimin e disa kilogramë bananeve”.

    Kjo pamje video shkaktoi një polemikë të madhe mes sirianëve që banojnë në Turqi, pasi “pionierët e mediave sociale” shpërndanë lloje të ndryshme imazhesh satirike, të gjitha të lidhura me ngrënien e bananeve nga ana e tyre.

    Dhe turqit vlerësuan se këto video “talleshin me vështirësitë ekonomike të qytetarëve turq” përballë inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës kombëtare.

    Brenda një jave, çështja u përshkallëzua dhe më 28 tetor, autoritetet turke arrestuan 7 refugjatë sirianë që shpërndanin video për bananet, me akuzën e “nxitjes së njerëzve në urrejtje dhe poshtërim”.

    Madje, Shërbimi Turk i Emigracionit tha se do t’i dëbojë ata pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore.

    Rreth 4 milionë sirianë jetojnë në Turqi, sipas statistikave zyrtare turke.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark