Henry është i shqetësuar nga rregulli i ri: Si ka mundësi që nuk ke avantazh? - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Henry është i shqetësuar nga rregulli i ri: Si ka mundësi që nuk ke avantazh?

    Insajderi
    01 May 2025 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e futbollit, Thierry Henry analizoi ndeshjen e mbrëmshme të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 3-3.

    Në studion e CBS Sports, legjenda franceze theksoi se i mungon rregulli i golit si mysafir që u shfuqizua katër vjet më parë.

    Edhe pse e di që rregulli ka qenë i tillë për një kohë të gjatë dhe duhet ta pranojmë, sapo po bisedoja me Jamie Carragher dhe i thashë: ‘Si mund të shënosh tre gola si mysafir dhe të mos kesh avantazh?’”, ka thënë fillimisht Henry.

    Golat në udhëtim ishin shumë të rëndësishëm për mua, tani ke shënuar tre gola në udhëtim dhe në ndeshjen e kthimit po fillon përsëri nga 0-0”.

    Ai shtoi se nuk mendonte se Interi do të luante kështu, thjesht për shkak të mënyrës se si kanë luajtur kohët e fundit.

    Atyre duhet t’u jepet merita që i rezistuan Barcelonës dhe që hynë fort në ndeshje. Duhet të jem i sinqertë dhe të them se nuk e prisja këtë”, përfundoi ish-sulmuesi i Barcelonës.

    Kujtojmë se, në ndeshjen spektakolare në ‘Montjuic’, Interi udhëhoqi me rezultat 2-0 dhe 3-2, por Barcelona kompensoi disavantazhin dhe në fund arriti barazimin.

    Finalisti do të vendoset të martën, më 6 maj, kur ndeshja e kthimit në Milano është planifikuar nga ora 21:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark