Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë mbrëmjes së sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se e ka anuluar mbledhjen e Qeverive Kosovë-Shqipëri.
E lidhur me këtë ka reaguar zëvendësi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, Blerim Gashani.
Gashani ka ironizuar duke e krahasuar këtë situatë me një përgjigje të ish-futbollistit francez, Thierry Henry në lidhje me ikjen e Neymarit nga Barcelona.
Postimi i plotë i Blerim Gashanit:
Me rastin e rënies së maskave…
Kur e pyetën Thierry Henry-n nëse mendonte se Neymar la Barcelonën për të ikur nga hija e Messi-t, francezi spirituoz u përgjigj:
– Hija e Messi-t do ta ndjek Neymar-in edhe në PSG. Nëse Neymar do të hiqet nga hija e tij, duhet ta ndërrojë sportin!!!!