Henyr: Nuk e di nëse mund ta zëvendësoj Wengerin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Henyr: Nuk e di nëse mund ta zëvendësoj Wengerin

    Insajderi
    27 March 2017 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, nuk është i sigurt nëse është i gatshëm ta zë vendin e Arsene Wengerit në postin e trajnerit të Topçinjve.

    Strategu francez është nën shënjestër të kritikave dhe spekulohet se mund të tërhiqet nga detyra aktuale.

    Atij i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë klubi.

    Njëri nga kandidatët për ta zënë vendin e Wenger është 39 vjeçari Henry, i cili thotë se ka akoma shumë për të mësuar.

    “Nuk varet nga unë, janë disa gjëra që duhen respektuar, është klubi im i zemrës… Emri im është përmendur si zëvendësues i Wenger, e kam dëgjuar këtë. Mirëpo, është vështirë për mua që të flas rreth kësaj, pasi kam shumë respekt për gjithçka që ka bërë trajneri”, ka thwnw Henry pwr Canal+.

    “A jam i gatshëm? Nuk e di dhe askush nuk e di, por më duhet që ta mësoj punën”, ka deklaruar Henry./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark