"Heqja e sanksioneve nga BE" - Haradinaj njofton se çka diskutoi me Cramonin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Heqja e sanksioneve nga BE” – Haradinaj njofton se çka diskutoi me Cramonin

    Insajderi
    15 January 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shkruan Insajderi.

    Haradinaj ka njoftuar se i bëri me Cramon-it që “heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme.

    Postimi i plotë:

    Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

    Shpreha vlerësimim tonë pozitiv për liberalizimin e vizava, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës.

    Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark