×
  • Lajme
  • Insajderi

    Heqja e tëmthit (idhzës) bëhet në QKUK që nga viti 2004, por presidentja zgjodhi kliniken private

    Insajderi
    03 November 2022 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga viti 2004 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës intervenimi për heqjen e tëmthit kryhet me laparaskop.

    Në Qendrën Klinike Unviersitare të Kosovës disa prej procedurave të lehta kirurgjike me procedura të avancuara sikurse është laparaskopia, kryhen që nga viti 2004.

    Me laparaskop dhe pa nevojë për kirurgji të hapur, kryhet edhe intervenimi për heqjen e tëmthit e njohur ndryshe si heqja e idhzës. Këtë intervenim e kryejnë të gjithë kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

    Por pavarësisht kësaj, Presidentja e vendit Vjosa Osmani për heqjen e tëmthit iu drejtua një spitali privat. Ajo kreu këtë intervenim mbrëmë në spitalin “Aloka” i cili është në pronësi të kirurgut Halit Maloku.

    Zyra e Presidentes ndonëse nuk tregoi se cili mjek ka qenë operator në rastin e Osmanit, e ka konfirmuar se mbrëmë është kryer intervenimi.

    “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se për Osmanin është raportuar poashtu para disa muajsh se kishte kryer një intervenim për zvogëlimin e lukthit apo “gastric sleeve” në një spital në Turqi./Gazeta Shneta/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark