"Heqje e 5 pikëve, 500 euro gjobë e konfiskim i lejes" - e pëson keq shoferi nga Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Heqje e 5 pikëve, 500 euro gjobë e konfiskim i lejes” – e pëson keq shoferi nga Ferizaj

    Insajderi
    26 September 2022 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer, 26 vjeçar është gjobitur nga Policia e Kosovës në Ferizaj, të njëjtit i është konfiskuar leja për një vit, shkruan Insajderi.

    Paraprakisht atij i është shqiptuar gjoba prej 500 euro dhe i janë larguar 5 pikë.

    A.A në zonën ku parashihet të vozitet në 40 km/h ka vozitur në 152 km/h.

    Gjoba i është shqiptuar në orë 00:32 të mëngjesit.

    Njoftimi i plotë i policës:

    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ’’në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë ,ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h.

    Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

    Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark