Herodoti nuk do ta kishte besuar asnjëherë: të përfundonte në një vend të fshirë nga historia. Udhëtar dhe shkrimtar i palodhur, “pater historiae” sipas Ciceronit, u vendos në purgator nga Dante, bashkë me të mëdhenj të tjerë të së kaluarës, “fajtorë” se kishin lindur paganë.
Mëkat që, në vitin 2007, Vatikani shfuqizoi zyrtarisht purgatorin, duke i lënë pa një shtëpi të fiksuar “banorët” e famshëm të tij.
Po ta mendosh mirë, ky nuk është i vetmi paradoks. Nuk dimë praktikisht asgjë për Herodotin. Pavarësisht kësaj, “Historitë” e tij, të shkruajtura në shekullin V para Krishtit, janë një burim unik dhe i vyer mbi ndodhitë arkaike të Greqisë, si dhe popujt e trojet e botës së lashtë.
Rrëfimi i tij jopersonal dhe pothuajse gazetaresk, nga njëra anë ka meritën se na ofron një dëshmi të detajuar dhe në pamje të parë të besueshme.