“Heroi” Erdogan tmerron turqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Heroi” Erdogan tmerron turqit

    Insajderi
    02 April 2017 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emine Altinbas, një mbështetëse e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, kishte ardhur në Ankara nga qyteti verior turk, Amasya, 165 milje larg, për një tubim politik, për ta dëgjuar kryeministrin dhe për ti dhënë mbështetje që të votojnë një referendum që do të transformojë vendin në një Republikë Presidenciale.

    Por Altinbas nuk kishte shumë nevojë që të bindej. Në dy javë ajo do të mbështesë presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, si dhe paketën e reformave që mund ta mbajë atë në pushtet deri në vitin 2029. Pse? Sepse, ajo tha se i beson Erdoagnit që do ta bëjë gjënë e duhur.

    “Ai është i sinqertë ndaj njerëzve”, ka thënë ajo. Ajo që thotë ai është e vërtetë, ai nuk do të gënjejë, dhe ajo që njerëzit duan është ajo që ndodh, është shprehur ajo

    Ndërsa mijëra mbështetës të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim kanë dalë pro referendumit, i cili më 16 prill pritet të votohet.

    Mirëpo ka edhe qytetarë të cilët janë të tronditur nga vendimet të cilat i ka marr presidenti i tyre Rexhep Tayip Erdogan.

    Sipas tyre ngritja e tiranisë mund të jetë një proces i fshehtë dhe nuk vjen gjithnjë me njëfarë doracaku këshillues për atë se si duhet mbijetuar në të, thotë njëri prej mijëra qytetarëve që ngrihen për të treguar se si duket sot jeta në Turqi, shkruan “The Guardian”.

    Gjatë pesë vjetëve të fundit, presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka fuqizuar dalëngadalë pushtetin e tij, duke burgosur gazetarë që e kritikojnë dhe duke i shantazhuar qytetarët që mund të mos pajtohen me të, vazhdon tutje shkrimin “The Guardian”.

    Por cila do të ishte mënyra më e mirë për ta luftuar një fakt të tillë?

    Qytetarët që e dinë fare mirë se si është të jetosh në tirani, ata që jetojnë në Turqinë e sotme të Erdoganit por edhe në diasporë, kanë disa këshilla që mund t’u shërbejnë atyre që do të mundë të përballen nesër me situatë të ngjashme.

    Mirëpo derisa i japin këto këshilla, ata i mbajnë të fshehur emrat e tyre nga frika se mund të përballen me masat shtypëse të presidentit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark