Një njeri ngadalësoi sulmin vrastar të njeriut i cili sulmoi me kamion një turmë të madhe njerëzish në Nicë, pasi u hodh në kamion dhe ia konfiskoi armën sulmuesit, raporton Independent, transmeton Insajderi.
Sulmuesi 31-vjeçar Mohamed Bouhlel, u ngadalësua kur një anëtar i policisë franceze kërceu mbi automjet dhe luftoi me shoferin.
Burimet policore në Nicë, konfirmojnë se numri i të vrarëve mund të kishte qenë edhe më i madh po mos të kishte qenë guximi i një polici , i cili e ndaloi masakrën e Nicës.
Pas sulmit ndaj vrasësit, në kabinën e kamionit, anëtari i policisë i cili u konsiderua si hero nuk mori asnjë lëndim, ndërsa dy oficere të tjerë të policisë franceze e qëlluan për vdekje shoferin e kamionit.
Heroizmin e policit francez e kanë konfirmuar edhe dëshmitarët e tragjedisë së Nicës. /Insajderi.com