Drogë dhe armë "Made in Balkan" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drogë dhe armë “Made in Balkan”

    Insajderi
    07 July 2016 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka iniciuar hetimin lidhur me rastin për të cilën dyshohej për Trafikim me Narkotik nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas të Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Operacioni i quajtur “Ballkani 2014” ishin duke organizuar transporte nga Turqia në Kosovë dhe nga Kosova për në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës.

    Shtetet si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Turqia e Italia kanë zhvilluar hetim të përbashkët në periudhë kohore prej 15 muajsh, raporton Policia e Kosovës.

    Me datë 29.06.2015 një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në flagrancë duke transportuar heroinë nga Shqipëria për në Kosovë dhe se shtetasi me inicialet A.P. i lindur më 1972, iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

    Në operacionin e realizuar me datë 05 dhe 06 Korrik 2016 autoritetet e Republikës se Shqipërisë kanë arrestuar 12 persona të dyshuar,  kanë shpallur në kërkim 3 të   tjerë dhe kanë  sekuestruar 16kg  lëndë narkotike e llojit Heroinë, 5kg 162g  marihuane, 4700 euro dhe 1.5 milion lekë, 7 automjete me vlerë mbi 200 mijë euro, dhe aparate telefonikë e prova të tjera materiale.

    Kurse sot më 07.07.2016 Policia e Kosovës, përkrahur nga njësitet e reagimit të shpejtë nga rajonet e Ferizajt, Gjakovës dhe Prizrenit si dhe njësitë K9 kanë realizuar Planin Operativ “Ballkani” me ç’rast janë kontrolluar shtatë lokacione dhe janë arrestuar 5 persona të dyshuar.

    Operacioni është realizuar edhe në vendet tjera dhe ka rezultuar:

    Në Greqi janë arrestuar  10 shtetas dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe janë konfiskuar 7 kg. 262 g heroinë, 1.8 kg lëndë narkotike  e dyshuar e llojit Kokainë, 7.9 kg marihuanë, 33.615 euro dhe 4 armë të ndryshme.

    Në Maqedoni janë arrestuar 5 shtetas dhe 7 të tjerë janë nën hetime. Janë sekuestruar  1 kg e 300 g e dyshuar e llojit heroinë dhe 170 kg marihuanë. Në Bullgari është arrestuar një shtetas dhe janë sekuestruar 2 kg e 62 g heroinë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark