Dështimi i Bob Dylan-it që ta pranojë Çmimin Nobel në letërsi është veprim “i pasjellshëm dhe arrogant”, sipas një anëtari të organit që e shpërbleu.
Këngëtari 75-vjeçar u emërua fitues i çmimit, javën e kaluar, por, të gjitha përpjekjet e Akademisë Suedeze për të kontaktuar atë, kanë dështuar, shkruan Kultplus.
“Mendoj se është shumë e drejtë të them që reagimi i tij është arrogant e i paedukatë” shprehet Watsberg për televisionin suedez.
Një referencë për çmimin u hoq javën e kaluar nga faqja e internetit e Dylan. Ende nuk dihet nëse ai do të udhëtojë në Stokholm për të marrë çmimin më 10 dhjetor. Nëse ai nuk e bën, ceremonia që shënon karrierën e tij do të shkojë përpara siç është planifikuar, tha Wastberg.
Wastberg e quajti këtë gjest mospërfillje “të paparë”, por edhe një person ka refuzuar më parë Çmimin Nobel në Letërsi – autori dhe filozofi francez Jean-Paul Sartre në vitin 1964.
Edhe autorja Doris Lessing, kishte manifestuar një sjellje shpërfillëse, me të mësuar se ajo kishte fituar çmimin në vitin 2007. Ajo kishte qenë duke bërë shoping dhe pasi ishte kthyer nga pazari, ishte përgjigjur: “Oh Krishti.”. Megjithatë, ajo kishte marrë pjesë në ceremoninë e etij viti të organizuar më vonë.