
Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pagë fiks 5 mijë e 223 euro, por kur ai nuk dëshiron të flas për këtë çështje përkundër faktit se shoqëria civile kërkon që të hapet debat nëse ai e meriton pagën që është dhjetë herë më e madhe sesa një pension mujor për një pensionist në Kosovë.
Është ky Adrian Zalli, i cili gjithashtu siç raporton Klan Kosova, refuzon edhe të flas për pagën e tij, përkundër faktit se drejtuesi i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publik, Faton Topalli dhe organizata “Çohu” po kërkojnë që Qeveria ose Kuvendi të ndërmarrin masa që paga e Zallit të mos të mbetet në këtë nivel.
Ardian Zalli, ka disa vite që refuzon të flas për pagën e tij e në të njëjtën kohë edhe Qeveria e Kuvendi refuzojnë në heshtje që të ulin apo balancojnë pagën e tij.