Heshtja zgjedhore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Heshtja zgjedhore

    Insajderi
    05 October 2019 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova tanimë është në heshtje zgjedhore deri të dielën kur edhe mbyllën vendvotimet.

    Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve të partive të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.

    Fushata 10-ditshe ka kaluar pa ndonjë ekses. Rivalët politikë kanë dërguar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, duke shpalosur edhe ofertën e tyre qeverisëse.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.

    Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark