Mbrëmë u njoftua se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Lidhur me arritjen e marrëveshjes për targat, u bënë reagime të shumëta, nga pozita, opozita, analistë e gazetarë, mirëpo jo edhe nga analisti Sadri Ramabaja.
Si duket lëshimin pe nga ana e Kurtit e ka përjetuar rëndë Sadri Ramabaja, duke zotëruar heshtje tërëditore nga ana e tij.
Postimi i fundit i “ushtarit” Rambaja ishte para një dite, kur ende nuk dihej se a do të arrihej marrëveshja për targat.
Në postim analisti kishte shpërndarë një video ku ka shkruar “Rikujtim”.
Derisa sipas marrëveshjes së arritur, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërkaq Kosova do të pushojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave.
“Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndalojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave”, ka njoftuar Borrell.