Dyshimeve për veprimtarinë dhe prejardhjen e anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit i ka dhënë një drejtim kryetarja e komisionit për për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu e cika pa paralajmëruar nisjen e hetimeve për të.
Musliu si kryetare e komisionit ka deklaruar se Dejona Mihali ka një “veprimtari të dyshimtë”, e cila sipas saj bazohet nga dhënia e nënshtetësisë së Kosovës për të.
Kështu, Musliu kërkon që të formohet një Komision Hetimor për të rishikuar të gjitha procedurat në këtë çështje.
Anëtarit të Komisionit për Mbikëqyrje të AKI’së, Sali Sybës nuk po i pëlqen nisja e hetimeve për bashkëpartiaken e tij.
I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Zyba ka thënë se Musliu nuk ka kompetenca me nis hetime për Dejonen.
“Nuk ka kompetencë Ganimete Musliu me nis hetime për Dejonen. Ajo është veç një anëtare e komisionit kurgjo ma shumë. E kryeson por vetëm një anëtare është”, deklaroi ai.
Për të nisur hetime duhet unitet thotë Zyba duke i quajtur deklarata e Musliut si politike.
“Duhet me pas një unitet te brendshëm, jo një deklarim politik duke pas parasysh angazhimet e fundit”, tha ai.
Tutje, sipas Zybes, Dejona Mihaili është vetëm një emër i përvetshëm për të nisur hetime ndaj saj, ai shprehet: Kush është Dejona. Ajo është një emër i përvetshëm.
Çfarë kishte deklaruar dje deputetja Ganimete Musliu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se në shtator të këtij viti do të nisin hetimet për veprimtarinë e Dejona Mihalit, e cila njihet si emër i njohur brenda partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Musliu si kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka thënë se Mihali ka një veprimtari të dyshimtë, kështu duke u nisur nga dhënia e nënshtetësisë së Kosovës për të.
“Kuvendi i Kosovës është në pushim dhe nuk do të kthehemi deri në javën e dytë të muajit Shtator. Sapo të kthehmi do të marrim hapa konkret për veprimtarinë e Dejona Mihalit. Ka dy ditë që në mediet e Kosovës është lakuar emri i Dejona Mihalit, është kontestuar veprimtaria e saj që me të vërtetë është shumë e dyshimtë dhe ka pas zëra që unë si kryetare e Komisionit duhet t’i kërkojë dosje drejtorit të AKI-së, por unë mendoj që duhet ta kapim problemin në bazë.” – ka thënë Musliu.
Memli Krasniqi / Krasniqi: Qeveria Kurti i ka futur duart në sofrat e qytetarëve duke vjedhur edhe në produktet bazike ushqimore
Ajo tutje ka deklaruar se Parlamenti i Kosovës duhet në mënyrë urgjente që të ftoj një Komision Hetimor për të rishikuar të gjitha procedurat në këtë çështje.
“Parlamenti i Kosovës duhet urgjentisht të ftoj një Komision Hetimor Parlamentar dhe të hetojë dhënien e nënshtetësisë së Kosovës për Dejona Mihalin, duke marrë parasysh që para pak vitesh kjo e fundit e kishte të ndalur të hynte në Kosovë. Pra duhet të shikohen e rishikohen të gjitha procedurat që janë ndjekur për këtë çështje.” – ka deklaruar Musliu për Gazetën Blic.
Ajo ka shtuar se tek hetimi për Mihalin duhet të fokusohen arsyet pse kryeministri Kurti e instalon atë në sistemin shtetëror.
“Duhet të shikohet edhe veprimtaria e saj e cila ngritë shumë dyshime. Duhet të fokusohemi tek veprimtaria e saj dhe te arsyet pse Albin Kurti e instalon Dejona Mihalin në sistemin shtetëror dhe pse Dejona Mihali është njeriu që kryeministri Kurti e përdorë për implementimin e dëmeve në Kosovë.” – ka përfunduar deputetja e PDK-së.