Nga Giuliani është kërkuar të sjellë dokumentet të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet e presidentit në lidhje me Ukrainën.
Këshilli i Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Inteligjencës, Punët e Jashtme, Mbikëqyrje dhe Reforma ka paralajmëruar thirrje gjyqësore derisa po heton përpjekjet e Trumpit që ta shtyjë Ukrainën të bëjë hetime ndaj rivalit të tij politik nga Partia Demokratike, Joe Biden dhe afarizmit të djalit të tij.
Giuliani po e ndihmon Trumpin për këtë. Këshilli po e analizon këtë çështje sipas lajmërimit të njërit prej agjentëve të inteligjencës, në kuadër të hetimeve të cilat javën e kaluar e ka nisur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.
Edhe Trump edhe Giuliani kanë pranuar se janë përpjekur të ndikojnë në presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky t’i hetojë aktivitetet e Hunter Bidenit në bordin e kompanisë ukrainase të gazit gjatë kohës kur babai i tij, si zëvendëspresident i SHBA, ka drejtuar me marrëdhënie diplomatike që qeverisë së presidentit Barack Obama me Kievin.
Agjenti i inteligjencës, emri i të cilit nuk është publikuar, në fletëparaqitje ka analizuar në mënyrë të detajuar bisedën telefonike gjatë korrikut, në mes të Trumpit dhe Zelensky në të cilën Trump kërkon të bëhen hetimet.
Gjithashtu u zbulua përpjekja e Shtëpisë së Bardhë për të fshehur këtë bisedë.
Sondazhet e RTV-së shtetërore NPR, të kryera më 25 shtator kanë konstatuar se përafërsisht gjysma e amerikanëve – 49 për qind, miratojnë atë që Dhoma e Përfaqësuesve zyrtarisht i ka nisur hetimet mbi sjelljet e Trumpit./Insajderi.com.