Hetimi për vjedhjen në Rinas kalon tek Krimet e Rënda - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hetimi për vjedhjen në Rinas kalon tek Krimet e Rënda

    Insajderi
    07 July 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi ka arritur në përfundimin se grabitja në Rinas është vepër e një grupi të stukturuar kriminal, Prokuroria e Krujës shpalli në mesditë moskompetencën dhe e dërgoi dosjen për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

    Pas këtij veprimi pritet që brenda 10 ditëve Gjykata e Krimeve të Rënda të kryejë rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj 5 të arrestuarve ndaj të cilëve Gjykata e Krujës vendosi masën “arrest me burg”.

    Për llogari të hetimeve prokuroria ka marrë të gjithë dokumentacionin nga banka dhe shoqëria e sigurisë “Nazeri” për të konfirmuar se cila është procedura e zbatuar për transportimin e 960 mijë eurove deri në areoport.

    Burime të prokurorisë deklarojnë se, sipas rregullores rezulton se 30 minuta para nisjes së kësaj vlere monetare, banka ka njoftuar me email të kriptuar drejtues të “Nazeri”, duke kërkuar automjete për dorëzimin e një sasie që do të përcillej në Vjenë.

    E njëjti email i kriptuar, sipas rregullores, është postuar edhe pranë krerëve të Agjencisë Doganore Rinas dhe të kompanisë ajrore që do të priste valutën. Në email nuk përcaktohet se sa është kjo shumë.

    Vetëm në momentin e dorëzimit të valutës është njoftuar se vlera e eurove është në kilogramë. Sipas rregullores, transportimi i parave drejt Rinasit është kryer edhe nën praninë e një zyrtari të bankës. Shkelja e parë, sipas burimeve të prokurorisë, nis në momentin e kalimit të kësaj vlere pranë shërbimit kargo në areoport.

    Megjithëse procedura starndarde sanksionon se përcjellja e parave kryhet nën praninë e përfaqësuesit të bankës dhe drejtuesit të mjetit të shoqërisë së sigurisë, ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm ndërsa mjetin e ka dërguar drejt pistës punonjësi i bankës. Shkelja tjetër e procedurës ka lidhje me mbajtjen hapur të dyerve të automjetit. /TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark