Policia e britanike e qytetit të Yorkshire, po heton një sulm kibernetik në faqen e tyre të internetit nga hakerët shqiptarë.
Faqja e internetit ishte hakuar të dielën nga një grup që pretendojnë të jenë nga Shqipëria, shkruan sot BBC News, transmeton Insajderi.
Ata hakuan faqen e parë të faqes, e cila u zëvendësua me një flamur shqiptar dhe një seri imazhesh kombëtare, duke përfshirë edhe tifozët e futbollit në Euro 2016.
Një zëdhënëse e departamentit tha: “Policia e Yorkshire po heton rastin pas një sulmi që iu bë faqes tonë të internetit këto ditë”.
Policia e Yorkshire thotë se nuk është marrë asnjë informacion nga sulmi që iu bë faqes. Faqja e internetit u kthye të punonte sot gjatë orës 15:00. /Insajderi.com