×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Hetuesi i famshëm për përfshirje në afera ryshfeti ishte ndëshkuar nga ATK-ja me dy vite transfer e mos-gradim

    Insajderi
    20 September 2024 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilall Dragusha, hetuesi i ATK-së i përmendur në afera ryshfeti, kishte pasur edhe telashe brenda vet institucionit ku punon. Vite më parë ai për dy vite radhazi ishte transferuar nga Prishtina në Mitrovicë. Insajderi sjell detaje nga vendimi

    Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi të enjten ka botuar një hulumtim disa javor për një aferë ryshfeti që mekanizma brenda Administratës Tatimore u kujdesën që ta “varrosnin”. Nuk dihet as a u mor ndonjë masë, edhe pse biznesmeni që pretendonte se iu kërkua ryshfet ofroi edhe mesazhe –komunikime.

    Në këtë aferë ishin përfshirë hetuesit Bekim Halili e Bilall Dragusha, si dhe si “sekser” ishte dhëndëri i familjes së Dragushës, kontabilist në një firmë private.

    Bilall Dragusha është edhe njëri ndër shumë zyrtarët e ATK-së që i ka përmendur biznesmeni Feim Pulaj, që publikisht akuzon se grupi i shefave e hetuesve të ATK-së i kërkuan 900 mijë euro ryshfet.

    Por, nga sinjalizues Gazeta Insajderi është vënë në dijeni se Bilall Dragusha ka pasur telashe edhe brenda ATK-së, ku vite më parë ishte marrë vendim që të transferohej nga qendra në Mitrovicë.

    Për këtë rast në rekorde të dokumenteve institucionale madje ka mbetur edhe vendimi ku atij i rrefuzohet kërkesa që të ktheje para kohës së skadimit të masës disiplionre.

    ATK-ja e kishte disiplinuar Bilall Dragusha me transfer dhe madje dy vite ndalesë për tu graduar. Por, vendimi nuk jep detaje se për cilin rast, dhe çka e kishte shtyrë ATK-në që të marrë një masë të till- rrjedhimisht cila ka qenë shkelja në të cilën është kapur Dragusha.

    VENDIMI

    Në raportimin e Gazetës Insajderi për rastin që një biznesmen pretendonte se Bekim Halili e Bilall Dragusha i kërkuarn “kompensim”, denoncimi i siguruar nga gazeta zbulon se shefat kishin pranuar informacione se këta dy hetues, gjatë kryerjes së detyrave, kanë bërë presion tek një tatimpagues, pronari i një firme për dyer e dritare që të përfitonin kompensim për vete,  por pa caktuar ndonjë vlerë.

    “Forma e presionit ka qenë, se ne jemi Njësi Hetuese dhe subjektin tënd mund ta dërgojmë në Polici apo Prokurori dhe mund t’i hapim hetimet”, thuhet në letrën e denoncimit.

    t se shefat kishin pranuar informacione se dy hetuesit tatimorë Bilall Dragusha dhe Bekim Halili, gjatë kryerjes së detyrave, kanë bërë presion tek një tatimpagues, pronari i një firme për dyer e dritare që të përfitonin kompensim për vete,  por pa caktuar ndonjë vlerë.

    “Forma e presionit ka qenë, se ne jemi Njësi Hetuese dhe subjektin tënd mund ta dërgojmë në Polici apo Prokurori dhe mund t’i hapim hetimet”, thuhet në letrën e denoncimit.

    Dragusha nuk kishte mundur, sipas denoncimit, që të përgjigjej në shumë pyetje që e sfiduan mbikëqyrësit e tij, derisa për takimin në restaurant mes tij, dhëndërin “sekser” e biznesmenit që po i kërkonin ryshfet me emrin kompensim, kishte thënë që e ka kërkuar vet biznesmeni.

    “Në fakt nuk është e vërtetë sepse këta kanë kërkuar që të takohen edhe gjatë orarit, por nuk kanë mundur, pastaj e kanë lënë pas orarit”, thuhet në denoncim.

    Bilall Dragusha është njëri nga personat që i ka përmendur edhe biznesmeni Feim Pulaj që sipas tij i kanë këkruar hic më pak se sa 900 mijë euro ryshfet. Prokuroria në Prishtinë i ka konfirmuar Gazetës Insajderi që është nisur procedurë penale për personat që i denoncoi Pulaj, e ata janë: Zëvendësdrejtori i ATK-së Njazi Asllani Zëvendës Drejtori i Hetimeve Tatimore, Jeton Dragusha dhe Inspektorët tatimorë: Bilall Dragusha, Valon Neziri, e Fidan Tolaj, dhe personat e tjerë zyrtarë të cilët do mund të identifikohen gjatë hetimit kanë kryer vepër penale. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark