Në kufirin midis Izraelit dhe Libanit është raportuar një shkëmbim i ashpër raketash.
Hezbollahu ka deklaruar se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit në kuadër të një operacioni që e quan “në shkallë të gjerë”.
Grupi ka thënë se ka synuar 11 objekte ushtarake në veriun e Izraelit, duke përdorur dronë dhe raketat Katyusha.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore parandaluese ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban, pasi kishte zbuluar planet e grupit për një sulm të rëndësishëm.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 48-orëshe në të gjithë vendin për të përballuar situatën, sipas raportimeve të BBC.