Hidhen akuza për tenderin e drunjve në Vushtrri - U shpërblye kompania me ofertë më të shtrenjtë, por u blenë drunj më pak? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Hidhen akuza për tenderin e drunjve në Vushtrri – U shpërblye kompania me ofertë më të shtrenjtë, por u blenë drunj më pak?

    Insajderi
    15 July 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Vushtrrisë, e udhëhequr nga Ferit Idrizi i PDK-së, po përballet me akuza për tenderin ku është shpërblyer një kompani me ofertë dyfish më të shtrenjtë në tenderin për furnizim dhe mbjellje të drunjëve dekorativë. Sipas pretendimeve të opozitës, janë ngritur dyshime për keqpërdorim pasi janë dhënë para më shumë e janë blerë drunj më pak. Sipas tyre nëse ishte zgjedhur kompania ofertuese me çmim më të lirë, do të bliheshin drunj më shumë. Insajderi sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Vushtrrisë, e udhëhequr nga Ferit Idrizi i PDK’së, ka nënshkruar kontratë për “Furnizim dhe mbjellje të drunjëve dekorativ”.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 550 mijë euro.

    Për këtë tender kanë aplikuar dy kompani. Ndërkohë “N.T.P, Lulishtja Buçaj”, është përzgjedhur fituese për këtë tender.

    Vlera totale e ofertës është ofruar me çmim të poentuar. Kompania e refuzuar ka ofruar 523.10 euro, ndërsa kompania fituese 1,153.15 euro.

    Sipas detajeve të dosjes, këto janë vetëm disa prej drunjëve dekorativ që do të furnizohen komuna e Vushtrrisë. Dosjen e plotë mund ta gjeni Këtu.

    E rreth këtij tenderi, janë ngritur akuza për keqpërdorim të fondeve publike. Nga opozita në Vushtrri kanë reaguar duke e kanë quajtur “skandal”, pasi janë dhënë para më shumë e janë blerë drunj më pak.

    “600,000 € për “furnizim dhe mbjellje drunjsh”, ndërkohë që oferta më e lirë ishte vetëm 523 €, por u refuzua! Tenderin e fitoi një tjetër kompani (si shumicen e tenderave në Vushtrri!!) me çmim 1,153 € për njësi!

    Sipas tyre nëse ishte zgjedhur kompania me çmim më të lirë, do të merreshin drunjë më shumë.

    Me ofertën më të lirë mund të bliheshin 1,147 drunj, ndërsa me atë që u shpërblye vetëm 520! Pra Minus 627 drunj më pak për të njëjtën shumë!! A ka ende dikush në Vushtrri që nuk e sheh se ku po shkon buxheti i qytetarëve nga kryetari i “sinqert”!! Zall (600.000€)+ (Drunj 600.000€)= 1.2 milion € në Vushtrri”.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Vushtrrisë, lidhur me këto akuza rreth këtij tenderi, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark