Dy granata dore janë hedhur në oborrin e stacionit policor në Zveçan.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.