Hidhet koktej molotovi në shtëpinë e një shqiptari te Kroi i Vitakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidhet koktej molotovi në shtëpinë e një shqiptari te Kroi i Vitakut

    Insajderi
    17 September 2024 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtëpi tek Kroi i Vitakut në Mitrovicë është sulmuar me koktej molotovi. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani e ka konfirmuar lajmin duke njoftuar se nuk ka persona të lënduar përpos dëme materiale.

    “Rreth ores 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrulim ka verejt Tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hymjes e cila ishte duke u djegur.

    Zjarri eshte fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësu dera e hymjes së kësaj shtëpie.

    Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktu nga koktej i molotovit.

    Për momentin nuk kemi të dyshimt apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark