×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidhet lëndë e dyshimtë brenda sallës së Kuvendit në Shqipëri: Dilni jashtë

    Insajderi
    17 October 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Demokratët Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë deputetët që u përjashtuan nga kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali.

    Teksa vijonte të protestonte brenda sallës së Kuvendit, të mbushur me njerëz, deputetja Hoti ka nxjerrë një shishe, e cila dyshohet se ka pasur lëndë djegëse dhe e ka hedhur në sallë, shkruan A2.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës, e cila ka neutralizuar deputeten, teksa kryeparlamentarja Spiropali e ka përjashtuar.

    “Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë”, tha Spiropali.

    Ndërkohë, ministri i Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë.

    “Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”, tha Hoxha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark