Hidhet një bombë dore afër urës së Ibrit në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidhet një bombë dore afër urës së Ibrit në Mitrovicë

    Insajderi
    16 August 2016 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mjet shpërthyes është hedhur, pak para mesnatës së të hënës (rreth orës 23.45), në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, nga persona tash për tash të panjohur, kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë për Radion Evropa e Lira.

    Ekipi hetues i Policisë së Kosovës dhe njësia e specializuar e EULEX-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, i tha Radios Evropa e Lirë shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

    Ai tha se mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të urës në pjesën veriore të qytetit nga ana e majtë e saj.

    Ekipet hetuese të policisë kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një bombë dore M-75.

    “ Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i qarkut I cili e ka karakterizuar rastin si veprë penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Nuk ka të lënduar dhe as dëme material”, tha Bojiq.

    Bomba u hodh një ditë pas heqjes së Parkut të Paqes mbi lumin Ibër dhe fillimit të punëve për revitalizimin e saj, sipas një marrëveshjeje të arritur nga palët dialoguese në Bruksel. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark