Një mjet eksplodues është hedhur në oborrin e shtëpisë së një policeje në Zveçan.
Policia ka bërë të ditur se mjeti shpërthyes ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se nuk raportohet për ndonjë të lënduar, shkruan Insajderi.
“Zveçan / 25-26.10.2024 – 23:00-08:00. Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur është hedhur një mjet eksplodues në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore f/kosovare. Përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.
Nuk dihen motivet e as autorët e këtij rasti. /Insajderi.org/