Hidhet një shok bombë në Mitrovicën e Veriut, në afërsi po qëndronin deputetë të Kuvendit të Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Hidhet një shok bombë në Mitrovicën e Veriut, në afërsi po qëndronin deputetë të Kuvendit të Serbisë

    Insajderi
    20 June 2023 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Mitrovicën e Veriut është hedhur një shok-bombë pranë një objekti hotelerie në Mitrovicën e Veriut, ku po qëndronin deputetët e Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Jovanoviq, Danijela Nestoroviq dhe Miroslav Aleksiq.

    Kështu po raporton N1-shi serb, duke thënë se ata ishin ulur tek një restaurant kur ndodhi ngjarja, përcjell Gazeta Insajderi.

    Deputetët serbë, sipas mediumit, erdhën në Kosovë për “t’i përkrahur serbët”.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pasur ndonjë njoftim për vizitën e tre deputetëve serbë në Kosovë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark