Hidhet poshtë ankesa e partisë së Daçiqit, Shaip Kamberi mbetet deputet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidhet poshtë ankesa e partisë së Daçiqit, Shaip Kamberi mbetet deputet

    Insajderi
    04 May 2022 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Bujanoc ka refuzuar ankesën e Partisë Socialiste të Serbisë së Ivica Daçiqit për anulimin e votimeve në Tërnoc të Madh, prej nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës fitoi një mandat në Kuvendin e Serbisë.

    KKZ-ja në përbërje të përhershme dhe të zgjeruar votoi me rezultat 8:5 kundër ankesës së socialistëve shkruan Danas.

    Anëtarët e SPS-së, SNS-së dhe Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës votuan në favor të anulimit të zgjedhjeve, ndërsa kundër ishin përfaqësuesit e partive shqiptare dhe një anëtar i KK-zë nga lista e “Amaneti i Mytfniut” dhe përfaqësuesi i Partisë Rome.

    Ky vendim i KKZ-së në Bujanoc i hap rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 3 prillit dhe më pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Serbisë.

    Sipas ligjit, në Serbi afati për formimin e qeverisë është 90 ditë nga konstituimi i kuvendit, ndërsa kuvendi konstituohet jo më vonë se 30 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark