HidroDrini nën kontroll të Dri Cenës, e bën drejtor nënkryetarin dhe asamblistin e VV-së në Istog - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    HidroDrini nën kontroll të Dri Cenës, e bën drejtor nënkryetarin dhe asamblistin e VV-së në Istog

    Insajderi
    26 February 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja rajonale e ujësjellësit dhe kanalizimit “Hidrodrini” në Pejë ka përzgjedhur për pozitën “Drejtor Komercial”, një person të afërt me strukturat e pushtetit të Vetendosjes.

    Niman Beqiraj është emëruar në pozitën për Drejtor Komercial, duke u përzgjedhur me më së shumti pikë në konkurs.

    “Është përzgjedhur kandidati që ka arritur numrin më të madh të pikëve duke kaluar testin me shkrim, intervistën”, thuhet në njoftimin e rezultateve.

    Tutje Beqiraj ka arritur 53.9 pikë me test, 18.5 pikë me intervistë. Duke arritur total 82.4 pikë.

    Sipas kërkimeve të Gazetës Insajderi, Niman Beqiraj, është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, në komunën e Istogut.

    Si dhe nënkryetar i partisë së VV’së në Istog.

    Niman Beqiraj është edhe përkrahës i madh i kësaj partie. Kjo vërtetohet edhe bazuar në profilin e tij në Facebook, ku pothuajse çdo gjë që publikon ka të të bëjë me Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht mbi të ‘bëmat’ në kompaninë “Hidrodrini”.

    Theksojmë se Bordi që caktoi Qeveria Kurti e ka kthyr në krye të Hidrodrinit drejtorin që u shkarkua për dështime. Dri Cenën.

    “Dështimi në reduktimin e humbjeve të ujit, dështimi në zvogëlimin e llogarive të arketueshme dhe dështimi në rritjen e të hyrave”, ishin disa prej arsyeve qe ia përmendi ish-Bordi kur e shkarkoi Dri Cenën.

    Qeveria Kurti ndërhyri duke e shkarkuar krejt bordin, dhe duke emëruar një të ri. Tash, ky bord mori vendim që ta kthej si Kryeshef Ekzekutiv të njëjtin person.

    Bordi i Përkohshëm i KRU “Hidrodrini” në Pejë e ktheu si kryeshef ekzekutiv Dri Cenën. Ky i fundit ishte shkarkuar nga bordi i kaluar.

    “Bordi i Përkohshëm në pikën e III-të të rendit të ditës, anuloi Vendimin e ish-Bordit të Drejtorëve, me nr.42/5 të datës 31.07.2024 që kishte të bënte me shkarkimin e ing. Dri Cena nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark