'Hija' e Alban Hysenit punësohet në zyrën e prokurimit në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    ‘Hija’ e Alban Hysenit punësohet në zyrën e prokurimit në Gjilan

    Insajderi
    26 March 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu që i qëndron afër në pothuajse çdo aktivitet kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, i është besuar një pozitë e rëndësishme në Komunë. Astrit Sherifi, i cili është pas kryetarit Hyseni në çdo ngjarje, është ‘shpërblyer’ me pozitën zyrtar i lartë i prokurimit, shkruan Insajderi.

    Komuna e Gjilanit me 11 shkurt ka publikuar rezultatet për pozitën “Zyrtar i Lartë i Prokurimit”.

    Kushtet e parapara për këtë pozitë sipas njoftimit të Komunës i kanë plotësuar pesë persona.

    “Në përfundim të verifikimit paraprak të aplikacioneve të pranuara dhe dokumentacionit të bashkangjitur në aplikacion, NJBNJ konstaton se aplikantët e poshtëshënuar i plotësojnë kushtet e parapara për plotësimin e pozitës punuese si në vijim”, thuhet në njoftim.

    Nga këta pozitën, arriti ta marrë, Astrit Sherifi me 97.4 pikë.

    Burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije se i punësuari nuk është person i pa njohur për kryetarin.

    Ai madje sipas këtyre burimeve është personi që kryetari e ka pas vete në çdo aktivitet.

    Insajderi ka siguruar disa foto të Sherifit që vërtetojnë se i njëjti merr pjesë në organizime të partisë, përurime të objekteve dhe në ngjarje të tjera.

    Atij tashmë me pozitën e re do të ketë ndikim në tenderët e kësaj komunë.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna, lidhur me këtë punësim dhe se a ka ndikuar afërsia me kryetarin, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

    Insajderi vazhdimisht ka raportuar për parregullsitë në Gjilan:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark