Për të gjithë ju që keni bërë plane për të kaluar pushimet në ishullin e Ksamilit në jug të Shqipërisë, dhe nuk jeni gati të shpenzoni në mënyrë enorme, ndoshta duhet ta mendoni edhe njëherë këtë destinacion.
Pushues të shumtë në këtë vend bregdetar, po ankohen për çmime jashtëzakonisht të larta në Ksamil.
Dikush ka postuar një faturë në të cilën shihet sesi një çadër apo shezllon që kushton 800 lekë apo rreth 7 euro për një ditë.
Këto çmime sipas shumë pushuesve në këtë pjesë po cilësohet si enorme për shkak se krahasuar me rivierat tjera në Shqipëri, e që janë gjithashtu në jug, çmimet janë më lira sesa në Ksamil./Insajderi.com