Hije dyshimi mbi drejtësinë/ Gazetari i kapur me armë dhe me drogë lihet në liri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hije dyshimi mbi drejtësinë/ Gazetari i kapur me armë dhe me drogë lihet në liri

    Insajderi
    21 March 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Elio Laze, i arrestuar për armë-mbajtje dhe drogë i ka shpëtuar burgut, në një mënyrë të dyshimtë.

    Fillimisht është zhdukur një nga dy akuzat që rëndonin mbi të.

    Ai është dërguar në Gjykatë për masë arrestimi, vetëm me akuzën për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe duke zhdukur akuzën ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga 283 i Kodit Penal.

    Prapaskenat për të shpëtuar nga burgu

    Me datë 31.05.2021, Gjykata nëpërmjet gjyqtarit B.Shehu ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova që personi nën hetim Elio Lazaj mund të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, çka përmbush kushtin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, i përcaktuar nga neni 228/1 i Kodit të Procedurës Penale, si kusht për caktimin e masës së sigurimit.

    Ky dyshim i arsyeshëm rezultoi i provuar nga administrimi në seancë gjyqësore i provave të paraqitura nga organi i prokurorisë.

    Po çfarë ka ndodhur, Laze është sëmurë papritur dhe përveçse i është hequr dhe një akuzë, ai ëhstë lënë edhe i lirë.

    “Gjatë seancës, Av.Përparim Noka u shpreh se i dyshuari Elio Lazaj në këto moment ndodhet i shtruar në spital pasi ka probleme shëndetsore dhe do të kërkonim ndaj tij një masë sigurimi më të butë, si ajo e arrestit në shtëpi.

    Në përfundim Prokurori kërkoi ndryshimin e objektit të kërkesës lidhur me caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Elio Lazaj nga ajo e “ arrestit ne burg” në atë të “ arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 I K.Pr.Penale pasi tani u vura në dijeni nga mbrojtja lidhur me shkaqet shëndetësore të tij”, thuhet në vendimin e për vlerësimin e masës së sigurisë.

    Pra zhduket një nga akuzat, sërmuret Elio Laze, zbutet dhe prokurori, A.Lulaj dhe përfundimi, asnjë ditë burg për gazetarin.

    Në këtë skemë është përfshirë edhe gjykata, konkretisht gjyqtari B. Shehaj, i cili ka dhënë masën masës e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke u urdhëruar policia gjyqësore për mbikqyrjen e zbatimit të kësaj mase./CNA.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark