Ditën e djeshme kam shkruar për konkursin e shpallur nga MPB ( 05.05.2023 ) përmes të cilit konkurs shpalleshin vende të lira pune për Specialistë të Arsimit ( nënkupto inspektorë të arsimit ). Në konkursin e shpallur, në preambulë thuhet se ky konkurs bazohej në Ligji Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9.
Shkruan: Nehat Mustafa, ish-zëvendësministër i Arsimit
Pra, përkundër që angazhimi i specialistëve të arsimit (inspektorëve ) do të jetë i specifikuar në fushën e arsimit, me rastin e përcaktimit të kritereve nuk janë përfillur fare dy ligje shumë më rëndësi në fushën e arsimit : LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS dhe LIGJI nr.4/L – 032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS (LIGJI Nr. 04/L-032.
Më poshtë do të gjeni disa prej shkeljeve / kontradiktave të cilat krijojnë shumë dyshime për mënyrën pse është vepruar në këtë mënyrë.
Në pikën 3 të konkursit të shpallur nga MPB , si kërkesa të përgjithëshme formale parashihen :
Nëse i analizojmë : LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS dhe LIGJI nr.4/L – 032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS (LIGJI Nr. 04/L-032, atëhere konstatojmë që këto kritere të paraqitura në konkursin në fjalë janë në kundërshtim të plotë me dy ligjet e lartpërmendura, sepse:
2.1. të kenë së paku titull master (300 ECTS);
2.2. të kenë të paktën pesë (5) vjet përvojë pune në arsim.
2.3. të mos ketë ushtruar funksione politike në tre (3) vitet e fundit.
Pra, LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS parashehë që kandidati për inspektprë të arsimit të ketë së paku titull master ose 300 ECTS, kurse në konkursin e shpallur nga MPB, ky kriter devalvohet deri nën kriterin minimal duke kërkuar kandidat me studime të përfunduara në programe 3 vjeçare, e që nuk kalojnë më shumë se 180 ECTS.
Edhe kriteri i përvojës së punës prej 5 viteve që parashihet në LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS , në konkurs reduktohet në vetëm 2 vite përvojë pune.
2. Konkursi në fjalë është edhe në kundërshtim me ligjin tjetër, pra me ligjin bazik që rregullon arsimin parauniversitar: LIGJI nr.04/L – 032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Më saktësisht , në nenin 34 (Kualifikimet shtesë për emërim në pozita udhëheqëse dhe inspektorë) të këtij ligji thuhet : “Kandidatët që aplikojnë për pozitën e drejtorit apo zëvendësdrejtorit të një institucioni arsimor apo inspektorit të arsimit duhet të posedojnë licencën si mësimdhënës të kualifikuar”.
Bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.05/2021 – Normativi mbi kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimi Administrativ Nr.05/2015 – Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit profesional, si kritere minimale për punësim në pozitën e mësimdhënësit kërkohet diploma e njërit prej programeve arsimore me kohëzgjatje 4 vjeçare ( 240 ECTS).
Pra , sipas legjislacionit në fuqi që rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar dhe UA të latrpërmenduara, nuk lejohet angazhimi në poziten e mësimdhënësit për kandidatët që kanë të mbaruar studimet në një program 3 vjeçar. Prandaj, vetvetiu lind pyetja: si mund të konsidrohet mësimdhënës i licencuar një kandidat i cili bazuar në normativët që rregullojnë këtë çështje, nuk lejohet të jetë as mësimdhënës i rregullt në procesin edukativo – arsimor ? Pra, sipas kritereve të përcaktuara në konkursin e shpallur nga MPB, krijohen mundësi të konkurojnë për pozitën e inspektorit të arsimit edhe kandidatët të cilët nuk posedojnë kualifikimet minimale për të qenë mësimdhënës të rregullt. Bazuar në legjislacionin në fuqi, njëra ndër detyrat kryesore të inspektorëve të arsimit është edhe kontrollimi i kualifikimeve të personelit arsimor. Prandaj, kjo situatë shpërfaqë më së miri huqjen e madhe të MPB ( me apo pa qëllim ) e cila ka shpallur këtë konkurs me këto kritere që bien ndesh me ligjet që rregulllojnë fushën e arsimit parauniversitar dhe inspektoratin e arsimit. Imagjinojeni situatën kur një inspektor arsimor i pakualifikuar inspekton lëndë të ndryshme duke përfshirë dhe kontrollin e kualifikimit të mësimdhënësve !!!
Përfundim: Konkursi për Specialistë të Arsimit i shpallur nga MPB është në kundërshtim me ligjet të cilat rregullojnë fushën e inspektimit në arsim , si dhe organizimin e arsimit parauniversitar: LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS dhe LIGJI nr.4/L – 032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS (LIGJI Nr. 04/L-032. Përderisa ligji i parë është specifik i dhe i dedikuar për Inspektoratin e Arsimit, ligji tjetër është bazik në fushën e rregullimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Për mendimin tim, duke ditur specifikat dhe rëndësinë e punës së inspektorëve të arsimit, MPB është dashur që të jetë më fleksibile me rastin e shpalljes së konkursit për Specialistë të Arsimit. Pozita e punës “Specialistë të Arsimit “ ( nënkupto Inspektorë të Arsimit ) nuk është një pozitë formale e nëpunësit civil që ndërlidhet me administratën publike, por parasegjithash është pozitë specifike e cila ndërlidhet drejtpërdrejtë me fushën e arsimit dhe ku kërkohet që inspektori të ketë njohuri të konsiderueshme në këtë fushë. Konsideroj që tek kriteret e përgjithëshme formale të përcaktuara me Ligjin për Zyrtarët Publik (Ligji Nr.06/L-114 – Gazeta Zyrtare nr.8/11 Mars 2019), në kategorinë ” Kërkesat e përgjithshme formale” , është dashur që të shtohen edhe kriteret specifike që rrjedhin nga LIGJI Nr. 06/L -046 PËR INSPEKTORATIN E ARSIMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS ( neni 9 , paragrafi 2, pikat: 2.1, 2.2, 2.3 ) dhe LIGJI nr.4/L – 032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS (LIGJI Nr. 04/L-032 ( neni 34, paragrafai 1 ).
Ps:Konkursi i shpallur gjatë vitit të kaluar është anuluar, për tu pasuar pastaj me konkursin e shpallur gjatë muajit maj 2023. Shumë kandidatë që kanë shprehur interes për të konkuruar në konkursin e vitit të kaluar janë ballafaquar me pengesa të shumta të paraqitura në sistemin elektronik. Fatkeqësisht , pengesa të tilla janë hasur edhe në konursin e fundit dhe deri më tani nuk ka asnjë spjegim pse ka ndodhur kjo, duke bërë që dyshimet të rriten edhe më shumë !