×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Hilja’ e BQK-së me Bonus-Malus: Si ndryshimi i rregullores ka pamundësuar marrjen e bonuseve për shoferët me histori të mirë

    Insajderi
    11 September 2024 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej vitit 2020, shoferët kosovarë dyshohet se nuk kanë mundur të përfitojnë bonuse gjatë regjistrimit të veturave për shkak të ndryshimeve në rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin Bonus-Malus.

    Si praktikë ndërkombëtare, sistemi “Bonus-Malus”, merr për bazë një histori njëvjeçare të shoferëve dhe në bazë të aksidenteve të shkaktuara ose jo gjatë kësaj periudhe, llogaritë bonusin ose malusin. Një person që nuk shkakton aksident në komunikacion shpërblehet me ulje të shumës së pagesës për sigurimin e automjetit dhe hynë në kategorinë bonus, ndërsa ata që bëjnë aksidente paguajnë më shtrenjtë dhe hyjnë në kategorinë malus.

    Para vitit 2020, sistemi në Kosovë aplikohej vetëm në bazë të aksidenteve të shkaktuara, siç është praktika ndërkombëtare. Megjithatë, në korrik të vitit 2020, BQK ndryshoi rregulloren për të përfshirë edhe vonesat në rinovimin e kontratave të sigurimit. Nga atëherë, shoferët që vonohen në rinovimin e kontratës së sigurimit paguajnë më shumë, duke u trajtuar sikur të kishin shkaktuar aksidente.

    Kjo ndryshim ka bërë që shoferët me histori të mirë aksidentesh të mos mund të përfitojnë bonuse. Rregullorja e re kërkon që për të marrë bonusin, qytetarët duhet të rinovojnë kontratën e sigurimit jo më shumë se 10 ditë para përfundimit të periudhës njëvjeçare të policës. Në rast të ndonjë skadimi të kontratës, bonusi nuk është i disponueshëm.

    Sipas Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm dhe Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus, sistemi duhet të bazuar vetëm në historikun e dëmeve të siguruesve, dhe kriteri për vonesat në rinovim nuk është përfshirë në këto dokumente.

    Avokati i Popullit është duke hetuar këto ndryshime për të përcaktuar nëse kanë vendosur kushte të paligjshme për shoferët kosovarë. Sipas hulumtimit të Buletinit Ekonomik deri të këto ndryshime, dyshohet se erdhi pas ndërhyrjeve të grupeve të interesit në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), e cila në bazë të ligjeve në fuqi e mbikëqyrë tregun e sigurimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark