Hill: Interesat në Serbi nuk nënkuptojnë kundërshti ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hill: Interesat në Serbi nuk nënkuptojnë kundërshti ndaj Kosovës

    Insajderi
    14 June 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka komentuar perceptimin se gjatë mandatit të tij në Beograd kishte një qasje tepër të favorshme ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    I pyetur nga Radio Evropa e Lirë lidhur me këtë, Hill tha se fakti që SHBA ka interesa në Serbi nuk do të thotë që është kundër Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Qasja ime është të veproj sipas mënyrës se si Qeveria e SHBA-së dëshiron që çështjet të trajtohen. Ne kemi shumë interesa në Serbi që nuk kanë të bëjnë fare me Kosovën. Serbia ka ndihmuar në çështjen e Ukrainës dhe ne duam që ky bashkëpunim të vazhdojë. Por, fakti që po mundohemi t’i menaxhojmë disa nga interesat tona me Serbinë, nuk do të thotë që jemi kundër Kosovës. Ne kemi shumë interesa edhe në Kosovë”, deklaroi Hill.

    Ai shtoi se fuqitë e mëdha nuk janë të interesuara të zgjedhin mes shteteve, dhe theksoi se Bashkimi Evropian ka ndjekur një qasje të drejtë.

    “Prandaj, do të isha i kujdesshëm me idenë që fuqitë e mëdha po zgjedhin mes vendeve. Ne nuk jemi të interesuar për këtë. Duam që situata të qetësohet. Mendojmë se qasja e Bashkimit Evropian ishte e drejtë dhe do të dëshironim që kjo qasje të ndiqej”, përfundoi Hill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark