Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, është diagnostifikuar me sëmundjen e pneumonisë, sëmundje e mushkërive, ka njoftuar stafi i fushatës së saj.
Hillary Clinton nuk është ndjerë mirë gjatë një ceremonie përkujtimore të sulmeve tërroriste të 11 Shtatorit në Nju Jork të cilën është detyruar ta braktisë, shkruan CNN.
Clinton, 68 vjeçare, i është dhënë antibiotik dhe këshilluar të pushojë, thuhet në një deklaratë për media të mjekes Lisa Baradck./Insajderi,com