Hillary Clinton po fundoset nga vetë gratë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hillary Clinton po fundoset nga vetë gratë

    Insajderi
    10 February 2016 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur nominimi i demokratëve do të vendoset përfundimisht, ajo do të mbahet mend për luftën gjithnjë e më të fortë në mes të dy palëve që gjithsesi mund të bien dakord në disa gjëra: Bernie Sanders-it kundër Hillary Clinton-it, apo politika revolucionare e Sanders ndaj pragmatizmit në rritje të Clintonit.

    Tani, në saje të komenteve nga dy prej femrave më të shquara që udhëheqin fushatën e Hillay Clintonit, është paraqitur një përçarje: garda e vjetër e feministëve ndaj një gjenerate të re të shfaqur së fundmi.

    Komentet e Gloria Steinemit dhe Madeleine Albrightit kanë zbuluar një të vërtetë të papërshtatshme për mbështetësit e Clintonit, të cilët mendonin se brezi i ri i feministëve mund ta ndihmonin Clintonin ta qonin atë drejtë kreut të Shtëpisë së Bardhë. Kjo pasi shumica prej femrave të reja preferojnë Sandersin.

    Clinton1

    Ato thonë që populizmi që Sanders përdor i përshtatet më mirë idesë së feminizmit inter-sektorial, një koncept i ri i feminizmit, i cili përfshin në një lidhshmëri terme shtypëse si racizmi, seksizmi dhe homofobia. Këto femra nuk i besojnë një kandidate e cila më parë kishte dalë në mbrojtje të aktit të martesës, e cila shkon në kundërshtim me idetë e feministëve.

    Ato nuk duan domosdoshmërisht të identifikohen me njërin prej kandidatëve por e ndjejnë se mesazhi i Bernie Sanders rreth një elektorati me energji që do të sillte energjitë e nevojshme në ndryshimet klimatike, përballueshmërinë financiare të kolegjit dhe reformat e tjera në ekonomi sesa reformat e Hillaryt.

    Atyre nuk i bënë përshtypje baza gjinore e kandidatit, dhe pretendimet e Hillaryt se gratë nuk i kuptojnë aksionet e fushatës i ka fyer ato.

    Në një intervistë për Bill Maher, prezantues dhe komedian nga New Yorku , njëra prej grave udhëheqëse të fushatës së Clintonit, Steinem sugjeroi se disa gra të reja po e mbështesin Bernie Sanders-in për të qenë më afër njerëzve.

    Reagimi ndaj fushatës së Clintonit në kolegj kampuse, në të cilat Sanders është shumë popullor, ka qenë i ashpër.

    Clinton3

    “Unë isha e frustruar, e befasuar dhe e shtangur nga ato gra, të cilat mendoj që janë pozicionuar në krahun ku një feminist nuk duhet ta zgjedhë”, tha Mariah Joyce, një e re nga kolegji kampusi Wooster e cila e mbështet Sanders-in.

    Ajo shton se nuk i pëlqen që paratë dhe mbiemri ta bëjnë dikë president, duke iu referuar Hillary Clintonit, pasi mendon se kandidati demokrat Sanders ka përparuar më shumë në karrierë dhe mundë të jap më shumë si president i ardhshëm i Amerikës.

    Një javë pas fitores ne Iowa, dhe në prag të një humbjeje të sigurtë në New Hampshire, është duke u bërë e qartë se mundësia për të fituar Hillary do të varet shumë nga gratë e reja të cilat momentalisht preferojnë më shumë Sanders-in sesa Clinton-in.

    Madje gratë e reja janë edhe më shumë të nervozuara me faktin se mbështetësit e Clintonit kanë thënë se “gratë duhet ta mbështesin Clintonin”. E ky është pikërisht ai feminizëm që gratë e reja nuk e duan, pasi nuk duan që të votojnë për një politikane vetëm pse është femër.

    Dhe shumica prej tyre thonë që Clintoni nuk i ka dhënë një arsye grave që ta votojnë atë.

    Ideja e votimit të një politikane vetëm pse është femër, kjo është krejt e kundërta e asaj që ne si lëvizje e re feministe po flasim”, thotë Carly Gilmore nga Universiteti Wesleyan, e cila beson se Sanders ka bërë më shumë në edukimin e brezave të ri në sistemin politik sesa Clintoni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark