Hillary Clinton po humbet terren përballë Donald Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hillary Clinton po humbet terren përballë Donald Trump

    Insajderi
    29 October 2016 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anketimi, i kryer nga ABC News / Washington Post, tregon një mbështetje prej 47% për zonjën Clinton dhe 45% për zotin Trump në radhët e votuesve të mundshëm. Kjo është një rënie dramatike krahasuar me anketimin e një jave më parë, sipas të cilit zonja Clinton udhëhiqte me 50% mbështetje, përballë 38% për zotin Trump.

    Drejtori i FBI-së, James Comey, njoftoi dje se agjensia po shqyrton nëse gjendet informacion i klasifikuar në një paisje që i përkiste ish-ligjvënësit Anthony Weiner, i cili ka qenë bashkëshorti i Huma Abedin, ndihmëse e zonjës Clinton.

    Rezultatet e anketimit të sotshëm, që e tregojnë zonjën Clinton me vetëm 2% avantazh, bazohen në intervista të kryera nga dita e hënë, 24 tetor, deri në ditën e enjte, 27 tetor, pra një ditë përpara se FBI-ja të shprehej për prova të reja.

    Anketimi pararendës, që e tregonte zonjën Clinton me 12% avantazh, ishte kryer gjatë periudhës 20 – 23 tetor, njofton Zëri i Amerikës.

    Gjatë periudhës ndërmjet dy anketimeve, vetë zoti Trump ka fituar 7% pikë më shumë, ndërsa zonja Clinton ka humbur 3%.

    Evidentohet një entuziazëm më i lartë në radhët e republikanëve edhe përpara njoftimit të FBI-së. Anketimi i sotshëm tregon se 81% e republikanëve të regjistruar ka gjasa të votojnë, krahasuar me 75% të evidentuar gjatë një anketimi pararendës.

    Anketimit të sotshëm i janë përgjigjur 1148 votues të mundshëm, dhe mundësia e gabimit është 3%. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark