Himni i Kosovës intonohet në El Salvador, presidentja Osmani publikon video nga pritja shtetërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Himni i Kosovës intonohet në El Salvador, presidentja Osmani publikon video nga pritja shtetërore

    Insajderi
    31 May 2024 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurumit të presidentit të rizgjedhur Nayib Bukele.

    Osmani ka publikuar një video nga arritja dhe pritja shtetërore që i është bërë në aeroportin e El Salvadorit, e ku është intonuar edhe himni i Republikës së Kosovës nga Garda presidenciale e El Salvadorit

    “Me ftesë të Presidentit Nayib Bukele, unë do të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Bukele dhe do të takohem me përfaqësues të tjerë të shtetit për të diskutuar qëllimin tonë të përbashkët për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark