Hipoteka- Kriteri i ministrisë së Bujqësisë që diskriminon prodhuesit vendor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hipoteka- Kriteri i ministrisë së Bujqësisë që diskriminon prodhuesit vendor

    Insajderi
    09 August 2022 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 8 korrik të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, kishte bërë publike shpalljen për ”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, shkruan Insajderi.

    Bashkëngjitur në dokument është edhe udhëzuesi për aplikim, qëllimi i udhëzuesit është ndihma ndaj aplikuesve në përgatitjen e aplikacioneve të tyre.

    Udhëzuesi është krijuar që të qartësohen disa gjëra, si kriteret e poentimit, dokumentet e nevojshme apo edhe vlerësimi i projekteve, shkruan Insajderi.

    “Udhëzuesi për aplikues ka për qëllim t’u ndihmoj aplikuesëve në përgatitjen e aplikacioneve të tyre,
    t’i qartësoj kushtet e pranueshmërisë, kriteret e përgjithshme, kriteret e veçanta, kriteret tjera të
    pranueshmërisë, sistemin e poentimit, investimet e pranueshme, dokumentet e nevojshme për
    aplikim, vlerësimin e projekteve, njoftimin e aplikuesit për rezultatet e vlerësimit, procedurat e
    prokurimit, ndëshkimet në rast të parregullësive apo tentimeve për mashtrim, si dhe cështjet tjera
    me rëndësi për implementimin e Masës 3, thuhet në shpalljen e lartëcekur.

    Bazuar në dokumentin e kësaj shpallje, masa nënkupton dokumentin që paraqet objektivat e përkrahjes publike në investime private, kjo përmes granteve dhe me një gjuhë teknike.

    Sipas këtij dokumenti kjo masë synon t’i përkrahë investimet në industrinë e ushqimit në katër sektorë:

    1. Përpunim të qumështit

    2. Përpunim të mishit

    3. Përpunim
    të pemëve dhe perimeve

    4. Përpunim të verës

    Në dokument thuhej se mjetet financiare për këtë masë do të jenë si në vijim:

    Në total, buxheti figuron të jetë 5 milion e 836 mijë e 473 euro. Nga ato, për përpunimin e qumështit buxheti prek shumën e 500 mijë eurove. Për përpunimin e mishit, 800 mijë euro. Tek pjesa e pemëve dhe perimeve shumën 1 milion e 236 mijë e 473 euro. Ndërkaq për përpunimin e verës 300 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Kurse 3 milion euro do të ndahen për pikat grumbulluese ose depot.

    Objektivat e përgjithëshme, sipas shpalljes, janë nga rritja e aftësisë konkurruese të sektorit agro-ushqimor, adresimi i sfidës së ndryshimeve klimatike dhe deri tek adresimi në përforcimin e pozitës së fermerëve në zingjirin ushqimor.

    Kurse në anën tjetër, objektivat specifike nisin nga përmirësimi i efikasitetit dhe produktivitetit duke përfshirë teknologji të reja, Integrimin e fermerëve/prodhuesve të lëndës së parë me industrinë agro-përpunues, përmirësimin e kontrolli të cilësisë dhe harmonizimin gradual me kriteret e BE-së.

    “KRITERET E PËRBASHKËTA TË PRANUESHMËRISË”

    Në dokumentin e shpalljes “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, në pikën 4.1, tregohet se cilat ndërmarrje janë të përkrahura.

    Aplikuesit e masës në fjalë, duhet të jenë të regjistruar në regjistrin e Fermës, gjithashtu edhe në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK).

    Masa përkrah ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

    “Pika 4.2”

    Kurse, tek pika 4.2 përmenden standardet kombëtare, të tilla si fakti që ndërmarrja duhet të demonstrojë qartë planin e investimeve në biznes plan të cilat do të
    ndikojnë në zbatimin e standardeve të sigurisë së ushqimit dhe uljen e rrezikshmërisë sipas.

    Më pas, para paraqitjes së kërkesës për pagesë në AZHB, secili projekt duhet të vlerësohet nga AUV
    nëse janë plotësuar standardet kryesore kombëtare sipas ligjeve në fuqi
    kategorizimeve.

    Sigurimi i Raportit të bashkangjitur me Listat e kontrollit nga AUV-i që konfitmojnë se investimi është në përputhje me standardet kombëtare dhe gjithashtu se ndërmarrja përfituese duhet të përmbush standardet kombëtare sipas ligjeve në fuqi.

    Më pastaj, në dokument thuhet se aplikuesit duhte të kenë raportin/ procesverbalin i cili është jo më i vjetër se 6 muaj të lëshuar nga AUV për gjendjen e operatorit dhe cilat standarte duhet t’i plotësojë.

    Përshkrimi i hollësishëm i investimeve të planifikuara konfirm kërkesave të AUV-it. Gjithashtu edhe se para kërkesës përfundimtare për pagesë në AZHB investimi i i mbështetur duhet të plotësojë
    standardet kombëtare relevante në fuqi që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit, shëndetin publik,
    mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë në punë.

    “Pika 4.3”

    Në pikën 4.3, ceket çështja e qëndrueshmërisë ekonomike.

    Në të janë të përfshira pjesa se si ë gjithë aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi, në përputhje me modelin e kërkuar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë. Aplikuesi duhet të demonstrojë në planin e biznesit qëndrueshmërinë ekonomike të ndërmarrjes në fund të realizimit të projektit.


    Në dokument thuhet se ndërmarrja duhet të demonstrojë se ajo mund t’i kryejë detyrimet dhe borxhet rregullisht, pa vënë në rrezik funksionimin normal të ndërmarrjes.

    Plani i biznesit , sipas pikës 4.3 duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm të investimeve dhe aktiviteteve të planifikuara, konform kërkesave të AUV-it për përmirësimin e standardeve.


    Gjithashtu, plani i biznesit duhet të tregojë se në çfarë mënyre zbatimi i projektit do të çojë në përmirësimin e performancës së përgjithshme të ndërmarrjes agro-ushqimore përmes prezantimit të
    perspektivës së qëndrueshmërisë financiare/ekonomike.

    Duhet që gjithashtu të bëhet vlerësimi i i qëndrueshmërisë financiare / ekonomike dhe perspektiva e vazhdimësisë së investimeve vlerësohet nga AZHB-ja, për të siguruar zgjedhjen e projekteve me cilësi më të lartë për sa i përket qëndrueshmërisë financiare/ ekonomike.

    Duke e përfshirë edhe modelin për planin e biznesit përgatitet nga AZHB-ja dhe të do publikohet në web-faqen e Agjencisë dhe MBPZHR-sëTë gjithë aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi, në përputhje me modelin e kërkuar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

    “Pika 4.4”

    Disa nga kriteret e tjera të pranueshmërisë janë edhe certifikata e pronësisë (Fletën poseduese) të parcelës në të cilën do të bëhet investimi, në rast se toka ose objekti është marrë me qira, kontratën e noterizuar të qirasë për së paku, poashtu kontrata duhet të përmbajë edhe pëlqimin e pronarit (qiradhënësit për investimin që do të bëhet në tokën ose objektin e tij. Pëlqimi mundet të jetë pjesë e kontratës së qiramarrjes.

    Derisa, kërkohen pgjithashtu edhe kopjet e planit të parcelës ku do të bëhen investimi, kopja e skicave të objektit, kopja e planit të parcelës ku do të bëhet investimi, kopja e skicave të objektiti dhe aplikuesi që aplikon në investimet për menaxhimin e mbetjeve dhe menaxhimin e ujërave.

    Në anën tjetër, kërkohet që të shkarkuara në rastin e aplikimit të dorëzohet edhe projekti ideor me përmasa dhe parallogaritje, pastaj parallogaria e shpenzimeve të materialit dhe të punëve të parapara, pëlqimin nga organi kompetent (Komuna) për leje të ndërtimit, në rastet e projekteve të ndërtimit / zgjerimit, por jo në rastet e projekteve të rinovimit, nëse toka ose ndonjë pronë tjetër në të cilën do të bëhet investimi është në bashkëpronësi aplikusi duhet të sjellë pëlqimin e bashkëpronarëve edhe kopjet e letërnjoftimeve, në rast të ndërtimit / rinovimit / zgjerimit, aplikuesit duhet ta dorëzojnë edhe projektin teknik të planit të ndërtimit / rinovimit / zgjerimit.

    Teksa gjithashtu thuhet se të gjithë aplikuesit duhet t’i kenë të shlyera ose te rregulluara detyrimet tatimore, tatimin në të ardhura dhe tatimet e tjera të aplikueshme;

    Pikërisht në pikën 4,4 thuhet se ” Toka nën hipotekë nuk është e pranueshme për investim, qoftë në pronësi apo e marrë me qira“.

    Gjithashtu përmendet se para kërkesës për pagesë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfituesi duhet të dorëzojë:

    • Lejen për ndërtim nga organi kompetent (Komuna), nuk kërkohet për projektet e rinovimit;

    • Vlerësimin e ndikimit në mjedis, nëse është paraparë me ligj;

    “Pika 4.5”

    Bazuar në shpalljen e bërë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural tek pika 4.5 ceken investimet e përbashkëta të pranueshmërisë.

    Ndër to janë kufizimet e investimeve të pranueshme në ato që janë përfshire në Listën e
    Investimeve për Masën 3. Më pas në ndërtim/rindërtim dhe zgjerim të objekteve. Përfshinë gjithashtu edhe programet kompjuterike të nevojshme.

    Më pastaj, Investimet në përpunimin e qumështit, mishit, pemëve dhe të perimeve, si dhe prodhimit
    të verës, përfshirë edhe investimet e marketingut për promovimin e tyre.

    Duke përfshirë shpenzimet e pranueshme të marketingut për të gjitha nën masat e Masës 3 janë: përgatitja
    dhe shtypja e katalogëve, fletëpalosjeve, broshurave, posterëve etj, për promovimin e
    produkteve, por jo edhe për shpërndarjen e tyre. Po ashtu, shpenzimet e pranueshme të
    marketingut janë edhe prodhimi i audio dhe video-spoteve promovuese, por jo edhe
    shpërndarja e tyre mediale.

    Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për marketing, sipas dokumentit është e kufizuar në 5% të totalit të shpenzimeve të pranueshme, por jo më shumë se dhjetmijë (10,000) €.

    Kurse, shpenzimet e tjera të ndërlidhura me projektin, siç janë: shpenzimet për arkitekt, për
    inxhinier dhe shpenzimet për studime parapake, si dhe nxjerrja e dokumenteve dhe lejeve
    relevante janë të pranueshme deri në 7% të shpenzimeve të pranueshme por jo më shumë
    se pesembedhjetmijë (15,000) €, kurse shpenzimet për përgatitjen e planit të biznesit janë
    të pranueshme deri në 3% të shpenzimeve të pranueshme për projekt, por jo më shumë se
    pesëmijë (5,000) €;

    Duke përfshirë më pas edhe, shpenzimet administrative, edhe pse ndodhin para nënshkrimit të kontratës, janë të
    pranueshme vetëm në qoftë se projekti është përzgjedhur dhe është kontraktuar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Në dokument ceken edhe investimet në prodhimin e energjisë së ripërtritshme. Duke cekur edhe mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet për vetë-konsum…

    Cili është kriteri diskriminues sipas prodhuesve në shpalljen e Ministrisë?

    Jo të gjitha kriteret po duken si lehtë të realizueshme për disa nga prodhuesit që presin të aplikojnë ose edhe kanë aplikuar në shpalljen e Ministrisë.

    Në një prononcim për Insajderin, në kushte anonimiteti, me frikën e ndëshkrimit prej pushtetarëve, disa përfaqësues të kompanive prodhuese në Kosovë e kanë quajtur pikën 4.4 ku ceken Kriteret tjera të pranueshmërisë diskriminues.

    Toka nën hipotekë nuk është e pranueshme për investim, qoftë në pronësi apo e marrë me qira“, ceket në këtë udhëzues.

    Sipas përfaqësuesve, pas dy vitesh pandemi dhe krizë çmimesh, kompanitë e kanë të nevojshme edhe kredinë.

    “Ky është kriter diskriminues. Pas dy viteve pandemi e gati një vit krizë e çmimeve, ne kompanitë prodhuese e kemi të nevojshme që të futemi në kredi. Për ta zhvilluar biznesin. Është normale që pronat e ndërmarrjes i kemi hipoteke”, i kane thëne Insajderit përfaqësues të kompanive.

    Në përpjektje për të sqaruar sa më mirë për audiencën këtë cështje, Insajderi ka dërguar edhe pyetje tek Ministria e Bujqësisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli./Insajderi.org






    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark