
Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se ka hequr të gjitha masat anti-COVID, përveç testit që do të kërkohet në kufi.
Mbajtja e maskës nuk do të jetë më detyrim në ambientet e mbyllura.
Gjithashtu do të hapen edhe klubet e natës. Në kufi nuk do të kërkohet më certifikatë vaksinimi, por vetëm test PCR-je.
“Komiteti vendosi heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe në vendet e paajrosura.
Gjithashtu vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës”.
Po ashtu u njoftua se tani e tutje nuk kërkohet certifikatë vaksinimi në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë. “Megjithatë do të kërkohet test PCR”, – tha Komiteti.
Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 6 infektime të reja ku asnjë nuk ishte në Tiranë. Në spital janë 6 të shtruar, asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. /noa.al