Hiqet nga rendi i ditës projektligji për shaminë dhe veshjet provokuese në shkolla – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hiqet nga rendi i ditës projektligji për shaminë dhe veshjet provokuese në shkolla

    Insajderi
    29 March 2017 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Propozim rregullorja për organizimin e punës në institucionet edukative-arsimore në Komunën e Drenasit është hequr nga rëndi i ditës në Kuvendin Komunal të Drenasit.

    Asamblistët me shumicë votash votuan që kjo pikë e rëndit të ditës të mos diskutohet në mbledhjen e sotme.

    Komuna e Drenasit është duke u munduar që përmes një rregulloreje nxënësit e shkollave të kësaj komune nuk do të mundë të veshin minifunde, xhinse, femrat nuk do të mund të shkojnë në objektet arsimore me shami si dhe meshkujt me mjekër të gjatë

    Neni 33 i projekt propozimit, pika 33.6 thotë se duhet “Të respektohet kodi i veshjes dhe pamjes konform kodit të mirësjelljes (ku ndalohen xhinset, fundi mbi gju, bluza e zbuluar, grillona, pantollonat e shkurtër tek meshkujt, mjekra të lëshuara dhe veshjet me karakter fetar”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark