×
  • Lajme
  • Lajme

    Histori si “Romeo dhe Zhuljeta”/ Ç’fshihet pas sherrit të bujshëm mes shqiptarëve në Itali

    Insajderi
    05 September 2021 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një histori si e Romes dhe Zhulietës por në versionin shqiptar! Mediat italiane kanë zbardhur shkakun e sherrit mes dy familjeve shqiptare dje në qendër të qytetit të Triestes, ku u plagosën 8 persona.

    Personat e përfshirë në sherr janë të moshës 20 deri në 40 vjeç dhe janë të punësuar në sektorin e ndërtimit. Mësohet se është kontrata për të ndërtuar një godinë, ajo që ka nisur sherrin mes familjeve, pasuar me akuzat se njëra kishte vjedhur nga tjetra.

    Për t’i shtuar “benzinë zjarrit”, mes dy familjeve kishte lindur edhe një histori dashurie. Kjo pasi vajza e një familjeje ishte në një lidhje me djalin e familjes tjetër, gjë që shkaktoi sherrin e parë në korrik. Për t’u pasuar më pas nga përplasja e djeshme.


    Sot, Policia italiane ka arrestuar 6 persona, të cilët dyshohet se u përfshinë në sherr, ndërkohë që për grupet e familjeve shqiptare ka nisur edhe hetimi për të zbuluar edhe origjinën e armëve të zjarrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark